www.artikuzhines.com
Botimet Max Shekulli Spekter Biznesi Sporti Shqiptar A1 Televizion
Home Receta Gatimi Momente të ëmbla Shendeti Libra Kuzhine Reklama Na kontaktoni
Numri Aktual: Maj/Qershor 2007




Në këtë numër
Abonohuni
Libra gatimi
Në numrat e kaluar
Receta të numrave të kaluar

Recetat e stinës
Ushqimet e stinës
Momente të ëmbla
Një majë luge histori erëzash
Këndi i vegjetarianit
Këshilla praktike
Lehtë dhe shpejt
Për amvisat e reja
Mënyja e Pashkëve
Gatime tradicionale Shqiptare
Për miqtë tanë të vegjël
Për ta ngrënë me sy
Receta nga bota
Recetat e muajit
Ushqehu ndryshe
Shëndeti
Këshilla bukurie
Dieta

3 Receta nga Denada Bare

image

 Këngëtarja simpatike Denada Bare flet për aftësitë e saj të gatimit.Nuk është amvisë e mirë. Kjo vetëm për shkak të preokupimeve,por koha e lirë për të kalohet në më të mirën e mundshme, duke vrapuar nëpër kuzhinë. Shprehet se e ka pikë të dobët ushqimin dhe gjërat pikante.Pëlqen kuzhinën italiane dhe atë franceze, për vetë faktin pasi ka
jetuar në vendet europiane për një periudhë të gjatë të jetës së saj.Jeta e saj është gjithnjë në lëvizje, por duke qenë e tillë, ushqimet që ajo konsumon janë të kushtëzuara nga vendndodhjet e saj.Pëlqen çdo lloj ushqimi të kuzhinave perëndimore, por e merr malli shumë për gatimet tradicionale, me të cilat është e lidhur ngushtësisht.
Zërin e ëmbël ia dedikon edhe mënyrës se si është ushqyer ajo që në vogëli, por jo vetëm kaq. Shprehet se gjithmonë ka pëlqyer të gatuajë dhe, nëse Denada ka kohë për të qëndruar në kuzhinë, për të është mënyra më e mirë për të kaluar kohën dhe për t’u ndjerë vërtet e dobishme. I pëlqen arti i kuzhinës dhe, sipas saj, gatimi
është elementi kyç që i jep vlera dhe prezencë një femre. Denada, e veshur me përparëse, ofron për ne recetat e ushqimeve që, jo vetëm i pëlqen t’i hajë, por edhe t’i gatuajë mirë.Denada tregon për lexuesin jo vetëm mënyrën e gatimit, por edhe atë çfarë e lidh me ushqimin e saj të përmendur më poshtë.

 Patëllxhanë të mbushur ose, siç thuhet në zhargon Imam-bajalldi


Është një gatim tradicional i Shqipërisë së Mesme. Një nga gjellët e saj të dashura shqiptare, që e ka pëlqyer gjithmonë që nga fëmijëria e saj. Kjo ndoshta dhe për faktin se nëna i saj e gatuan në mënyrë të mrekullueshme, si një elbasanase e mirë që është. “Njëherë mbaj mend, kur jetoja në Gjermani, se më kishte marrë malli
kaq shumë për këtë gjellë të gatuar nga dora e saj, sa i thashë të ma niste atje ku jetoja. Një kushërira ime erdhi nga Tirana në Gjermani dhe ma solli porosinë,” thotë Denada. Kujton edhe sot sa kanë qeshur për patëllxhanët që fluturuan nga Tirana në Gjermani.
Mënyra e përgatitjes:
Merren 4 patëllxhanë në madhësi mesatare. U hiqet me rripa lëkura dhe çahen në mes për së gjati. U hiqet pjesa e brendshme dhe skuqen. Merren 4 kokrra qepë mesatare. Kaurdisen në tigan,por jo të digjet, por të shkrihen.
Më pas hidhen në to 4-5 kokrra domate të kuqe, u shtohen edhe të brendshmet e patëllxhanëve, shtohen erëza (majdanoz, rigon), thelpinj hudhre, piper i zi. E gjithë kjo masë lihet në zjarr derisa të shkrihet e gjitha. Më tej merret masa e përgatitur dhe me të mbushen patëllxhanët, të cilat janë qëruar me rripa. Futen në furrë të piqen në 180 gradë për 45 minuta; kur të jetë në momentet e fundit të pjekjes u shtohen 2 lugë uthull.

 Tavë kosi
Ky ushqim hyn gjithashtu te gjellët e saj më të preferuara shqiptare.Mban mend se kur ishte e vogël mami zakonisht e përgatiste ditëve të diela, sepse dita e diel simbolizon për të jo vetëm emocione, por edhe një gjendje plogështie. (Nuk e di pse nuk e kam pëlqyer asnjëherë aq shumë ditën e diel). Dita e shtatë e javës i kujton edhe tavën me kos,kështu që dhe tani e konsumon këtë ushqim (sigurisht, jo vetëm ditëve të diela). E kategorizon te treshja e preferuar e gatimeve shqiptare.
Mënyra e përgatitjes:
Nevojiten: 1/2 kg mish qengji, 1/2 filxhan kafeje oriz, 4 kokrra vezë dhe 1 kg kos dhe një lugë miell.
Gatimi: Mishin e ziejmë në një tenxhere për 15 minuta dhe më pas i shtohet orizi. Lihet sërish në zjarr, deri kur të jetë thithur i gjithë lëngu i mishit, dhe më tej hiqet nga zjarri. Hidhen në tavë (pra mishi dhe orizi) dhe lihen aty të ftohen. Më vete përgatitet lëngu, rrihen vezët, me të kuqet dhe të bardhat bashkë, shtohet një lugë miell dhe rrihen të gjitha bashkë derisa të bëhet një masë homogjene. Më pas, pak nga pak i shtojmë kosin e holluar pak me ujë dhe sërish rrihet fort deri sa të bëhet masë në një. Kur mishi me orizin të jenë ftohur, hedhim sipër lëngun e përgatitur dhe e trazojmë që të përzihet mirë me orizin. Shtohet pak gjalpë sipër masës dhe futet në furrë të piqet derisa të zërë një kore të kuqe sipër.

 Tavë me peshk
Një ndër dashuritë e saj kulinare. Nuk e ka tradhtuar kurrë peshkun. I pëlqen shumë dhe në mënyrë sistematike gjithë jetës së saj ka ngrënë dy herë në javë peshk. E konsumon, pasi të gjitha produktet e detit janë të lehta, me pak kalori dhe shumë të ushqyeshme me plot vitamina.Mban mend se babai i thoshte gjithmonë, kur ishte në shkollë dhe para provimeve: “Ha peshk, sepse të ndihmon memorien”.
Mënyra e përgatitjes:
Merret një peshk i madh, rreth 750 gram. Preferenca ime levreku, qefulli ose krapi. Merren dy kokrra qepë mesatare dhe skuqen në zjarr të avashtë derisa të zverdhen, e jo të digjen.Shtohet një karotë e prerë hollë, dy patate të vogla të prera në kubike, një spec jeshil i vogël, erëza, majdanoz, rozmarine, disa kokrra piperi të zi dhe disa thelpinj hudhre. Pasi e kemi shkrirë këtë masë, i hidhet peshkut të qëruar sipër në tavë. Shtojmë dy lugë verë të kuqe mbi gjithçka të përgatitur dhe piqet në furrë për 45 minuta. Serviret me një gotë verë të bardhë.

Kërko receta në faqe
 
Kërkim i avancuar »


Mënyra mesdhetare e të ushqyerit
Dieta mesdhetare konsiderohet si një nga modelet më të ekuilibruara të mënyrës së saktë të të ushqyerit. Principet bazë të saj janë: ... lexo më teper

Për miqtë tanë të vegjël
Përgatitni brumin sipas recetës bazë. Ndajeni në topa, të cilët në vazhdim do t’i hapni petë me trashësi 1 cm. Lyejini petët me marmalatë sipas dëshirës suaj... lexo më teper

Kuzhina juaj e preferuar
Cila kuzhinë ju pëlqen më shumë?
Shqiptare
Italiane
Kineze
Meksikane
Rezultatet e sondazhit | Sondazhe të vjetër


© Spekter Sha. 2006-2007. Të gjitha të drejtat të rezervuara.